Dajç, evidentimi i dëmeve te përmbytjes, Darragjati: Besojmë se brenda 10 ditëve përfundon ky proçes

0
676

Brenda 10 ditëve ne njësinë administrative te Dajçit besohet se do te përfundojë evidentimi i dëmeve qe u shkaktuan përmbytjet  e muajit mars fermerëve te kesaj njësie. Ky afat është dhëne nga administratori i Dajçit, Gjovalin Darragjati, i cili tha se ka disa dite qe janë duke punuar ne terren komisionet e ngritura nga Bashkia Shkoder për këtë qellim. Darragjati beri te ditur se procedurat e evidentimit fillon me plotësimin e një formulari nga secili fermer për demet dhe me pas shkon komisioni dhe bën verifikimet përkatëse:

Muhamet Muça, një nga specialistet e drejtorisë se bujqësisë se Bashkisë, prej disa ditësh po punon ne Dajç. Ai veçon disa nga kulturat qe janë dëmtuar me shume nga përmbytjet:

     Por pavarësisht dëmeve te shkaktuara nga përmbytjet, fermerët e Dajçit i janë kthyer serish punës për përgatitjen e tokave për  mbjellje, thotë Ernest Luka, Specialist i Bujqësisë pranë kësaj njësie administrative:

  Gjate përmbytjeve te muajit mars, ne njësinë Administrative te Dajçit u permbyten rreth 1500 ha toke, kryesisht ne fshatrat Shirq, Mushan, Rrushkull, Samrisht, Darragjat e tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here