Fitoi tre medalje ari, Briken Calja: Ja çdo të thotë të jesh kampion absolut i Evropës

0
637

 

Shqipëria mund të gëzojë tre medialjet e arta të fituar nga peshëngritësi  Briken Calja në Evropianin e peshëngritjes që u zhvillua në Rumani. Është vetë peshëngritësi i cilit përmes një statusi në Facebook thotë se ka përfunduar çdo afat i përgjigjeve antidoping dhe se ai është i pastër. Briken Calja nuk nguron te shfaqë pakënaqësi edhe për instancat shtetërore për mospërkrahje.

Statusi i plotë:

ÇDO TË THOTË TË JESH KAMPION I TREFISHTË ABSOLUT I EVROPËS?!

Përmes vuajtjeve, stërmundimeve, djersës së derdhur, dhe ëndrrave të një jete realizova triumfin historik për vendin tim, Kampion i trefishtë në ar i Evropës.

Midis emrash dhe legjendash të peshëngritjes shqiptare arrita të gdhend emrin tim krah tyre dhe historisë e këtij sporti.
I kam dhënë shumë këtij sporti dhe këtij vendi pa marrë të njëjtën përgjigje nga ata që jetojnë e përfaqësojnë këtë vend, shoqëri, media apo përfaqësues qeveritarë.

Prapë vazhdova i vetëm, me ëndrrat nën vete, i fortë dhe i palëkundur.
Edhe sot, kur çdo afat i përgjigjeve antidoping ka mbaruar dhe vërtetohet që asnjë gram i çfarëdo substance të ndaluar nuk ka prekur në trupin tim prapë indiferenca ndaj meje dhe suksesit historik të Bukureshtit qëndron stoike.

Media vazhdon të flasë për sukseset yjeve të huaj duke harruar ata që i dhanë krenari këtij vendi që rrallë herë është dalluar për dominime absolute në çfarëdo lloj fushe qoftë.

Prapë do të vazhdoj i vetëm, me ëndrrat nën vete, i fortë dhe i palëkundur.

Në momentin që preka tokën shqiptare, edhe pas zhgënjimeve të panumërta nga instancat qeveritare prapë besoja se e meritoja të paktën një pritje të denjë nga ata që e përfaqësojnë këtë vend por më kot.
Gjithsesi, unë e mora pritjen që doja nga njerëz që më vlerësojnë.
Doja të falenderoja të vetmit që më kanë mbështetur, pritur dhe përgëzuar duke filluar nga familja ime, Cufo Fitness, Mojo Production, Kreshniku, Dashamir Xhika pa harruar dhe Bashkinë e Cërrikut dhe Bashkinë e Tiranës.

Besoj se heronjtë e vërtetë të këtij vendi nuk janë ato që dalin përditë dhe propagandojnë qëllimet e tyre po jemi ne, që me përpjekjet dhe arritjet tona ngremë lart flamurin kombëtar, flamurin e këtij vendi me 1001 probleme por krenar në zemër.

I trefishtë në ar, dhe i zhgënjyer.
Ja çdo të thotë të jesh kampion absolut i Evropës.

Briken Calja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here