Java olimpike, “Oso Kuka” aktivitet sportiv, Çoku: Ne gjimnazin tone mungojne ambjentet sportive

0
1907

Gjimnazi “Oso Kuka” ne kuader te javes olimpike, zhvilloi aktivitetin e radhes ne kampionatin e volejbollit. Nje hyrje qe te kujtonte lojrat olimpike, por edhe nje gare e forte mes nxenesve. Drejtorja e Shkolles Teuta Çoku, tha se aktiviteti eshte ne vazhden e disa takimeve sportive te zhvilluara.

Ndonese nje nder gjimnazet qe supozohet te kete kushtet me te mira ne qark, pasi bashkia e Shkodres eshte krenuar me nderhyrjet qe jane bere aty, serish mungojne ambjentet sportive. Ne keto kushte Coku thote se u detyruan qe aktivitetin ta zhvillojne ne pallatin e sportit

Gjimnazi “Oso Kuka” vijon te sjelle nje larmishmeri ne aktivitetet e saj, ku per qellim kane mbajtjen e nxenesve ne kontakt te vazhdueshem me lojrat sportive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here