Presidenti Meta i jep dekoraten ‘Nënë Tereza’ Senatorit italian, Pier Ferdinando Casini

0
610

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordon senatorit Pier Ferdinando Casini dekoratën e lartë “Nënë Tereza” Në ceremoninë e organizuar në Presidencë i pranishëm edhe ambasadori i Italisë, Cutillo Në ceremoni i pranishëm kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha e deputetë

Presidenti Meta u shpreh në fjalën e tij se, Senator Casini është një politikan i shquar italian e mik i provuar të Shqipërisë dhe se ai ka mbështetur fuqishëm zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe integrimin e saj euroatlantik.

Mirënjohja jonë është veçanërisht e thellë për këtë politikan të moderuar simbol i dialogut, shembull i tolerancës e civilizimit. Casini është përfaqësues europianist i bindur në vlerat e lirisë, drejtësisë e solidaritetit tha Presidneti I Repiblikës. Senatori Casini është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane dhe se ai, sipas Metës, ka ndikuar dukshëm e vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve duke dhënë gjithashtu një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare e forcimin e marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë.

Ai, tha Presidenti Meta, ka qenë mbështetës aktiv i angazhimit të Italisë në të gjitha operacionet humanitare në Shqipëri dhe ka qenënjë avokat për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe rajonin

Duke vleresura Italinë si një partner të pazëvendësueshëm strategjik për Shqipërinë, Meta tha se Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të veçanta, shtrihen në shekuj, janë shumë planëshe e jashtëzakonisht njerëzore. Një Itali e fortë, e qëndrueshme dhe e begatë është e rëndësishme për një Shqipëri më të zhvilluar dhe të begatë tha kreu i shtetit gkatë ceremonisë duke shtura se, Senatori Casini përfaqëson disa nga vlerat më të spikatura pozitive të popullit dhe kombit italian

Presdienti I republikës tha se, pas viteve 90’ Italia mirëpriti dhjetëra mijëra emigrantë të dëshpëruar, ndërsa sot atje janë të mirë-integruar mbi 500 mijë shqiptarë të cilët japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Shqiptarët në Itali kanë treguar aftësitë dhe talentin e tyre kudo në punë, sipërmarrje, sport, kulturë. Mjafton të përmendim edhe fituesin e fundit të Sanremos, Ermal Metën, për të kuptuar se sa të forta, të ndërlidhura, të pandashme e të natyrshme janë marrëdhëniet shqiptaro-italiane sot, tha Presidenti Meta duke shprehur  mirënjohjen e thellë për Italinë e në mënyrë të veçantë për Senatorin Casini, e përkushtimin e tij personal për forcimin e miqësisë italo-shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here