Prokuroria kerkon burg perjete per M. Parubin, Per bashkepunetorin e tij vetem 20 vjet, bashkepunoj me drejtesine

0
645

Burg përjetë kërkoj prokuroria e Shkodres për Miklovan Parubin, autorin e vrasjes së dyfishtë në fshatin Dajç dhe plagosjen e 4 shtetasve të tjerë, në tetorin e 2016-es. Ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Marçel Shpijatin organi i akuzës duke marrë parasysh faktin se ai ka bashkëpunuar me drejtësinë, kërkoj 20 vjet burg. Seanca gjyqësore e zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë u kryesua nga Arben Zefi, Tonin Sterkaj dhe Arber Çela, e me prokuror Vat Stakën. Në gjyq mungoj vetë Parubi, por u përfaqësua nga avokatja Kristina Marku, ndërsa Shpijaku ishte i pranishëm dhe mbrohej nga Blerim Bazhdari.

Në pretencën e saj prokuroria paraqiti një sërë provash të gjetura në vendngjarje, ku autori ka shtënë atë ditë plot 38 herë, si: gëzhoja, predha, pamjet filmike të vetë lokalit ku ndodhi ngjarja, dëshminë e 7 personave mes të cilëve edhe 4 të plagosurve Ndok Markut, Vinçens Kopshtit, Aleks Prendit dhe Kitas Molles. Organi i akuzës bëri me dije se ishte kryer edhe një akt ekspertimi psiqik për Parubin, të cilit pak orë pas ngjarjes në banese ju gjet edhe 1.3 kilogram kanabis, pasi dëshmitarët në vendngjarje, kishin deklaruar se ai njihej si përdorues droge dhe me probleme të forta emocionale, pasi në çastin e krimit kishte konsumuar edhe një sasi të kosniderueshme alkooli.

Për Marçel Shpijatin ndihmesë ka dhënë fakti se ai ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe për këtë arsye u kërkua vetëm 20 vjet burg nga 40 në total. Seanca gjyqësore në ngarkim të Parubit dhe Shpijatit, ku do të jepet vendimi përfundimtar është lënë për në Maj, pasi avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e provave të paraqitura dhe kryerjen e mbrojtjes. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 22: 40 të mbrëmjes së të hënës së 3 tetorit 2016 ku Miklovan Parubi qëlloi me kallashnikov në një lokal duke shkaktuar dy të vdekur dhe 4 të plagosur pas një konflikti që mendohet se ka nisur gjatë lojës mes autorit dhe një prej shokëve të tij. Në gjaknxehtësi e sipër Miklovani ka dalë nga lokali dhe është larguar për në drejtim të shtëpisë ku edhe ka marrë armën e krimit tip kallashnikov. Plumbat e breshërisë së kallashnikovit rezultuan fatal për Arjet Saitin, 42 vjeç i cili kishte pak kohë që kishte marrë me qera lokalin ku ndodhi masakra, Gacalin Kopshtin, 30 vjeç duke i lënë të vdekur në vend.

Katër shtetasit e tjerë, mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët bënë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plumbat i kanë prekur në pjesët e poshtme të trupit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here