Raporti për 2017, Prokuroria: U rritën procedimet për korrupsion

0
581

Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme që është dorëzuar në Kuvend. Bazuar te raporti për vitin 2017, ku prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla, pasi Arta Marku e mori detyrën në dy javët e fundit të vitit, procedimet për korrupsion janë rritur me 69.9%, ndërsa gjithsej janë 40911 procedime penale.

39% e procedimeve janë për narkotikët, 11% për korrupsion dhe 24% e procedimeve për krimet kundër personit. Përsa i përket qyteteve, Vlora dhe Gjirokastra janë në krye për kriminalitetin në raport me popullsinë.

Në 2017 numri i procedimeve i regjistruar në Tiranë është 32.63%, në Durrës janë regjistruar 7.70%, Vlorë 7.40%, në Elbasan janë regjistruar 7.23%, në Shkodër, 6.32%. Pra, Vlora dhe Gjirokastra janë qytetet më të kriminalizuara, ndërsa Dibra dhe Elbasani kanë nivelin më të ulët të kriminalizimit.

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme
Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2017 ka patur një rritje prej 69,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2016.

Janë ndjekur gjithsej 40 911 procedime penale
39 % narkotikët
24 % krimet kundër personit
11 % korrupsioni

Në vitin 2017 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar prokuroria;
1.            Tiranë me 32,63 %
2.            Durrës që ka regjistruar 7,70 %
3.            Vlorë 7,40 % të numrit total të procedimeve të regjistruara,
4.            Elbasan që ka regjistruar 7,23 %
5.            Shkodër që ka regjistruar 6,32 %  etj…

Vepra penale me rritje
Rritje prej 40,7 % të numrit të procedimeve të regjistruara për grup veprat e falsifikimit të dokumenteve.
Ka një rritje prej 27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale
Mashtrimet me 18 %
Rritje të lehtë prej 0,27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”
Vjedhja rritje me 3 %

Vepra penale me ulje
“Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” i Kodit Penal, ka një ulje prej 37,9%. Në vitin 2017 ka një ulje prej 14,8 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Krime kundër jetës të kryera me dashje” 98,6 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 7 % janë të mitur) dhe vetëm 1,4 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura). Ka ulje prej 6,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për krime seksuale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here