Reagon deputeti gjerman: Negociatat me Shqipërinë, të parakohshme

0
490

Pas replikave Basha-Rama të disa ditëve me parë lidhur me deputetët europiane, të cilët janë skeptikë sa i takon rekomandimit pozitiv të KE për shqipërinë për hapjen e negociatave me BE, ka reaguar vetë politikani i CDU-së, Gunther Krichbaum.

 

 

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai shpreh edhe njëherë qëndrimin e tij sa i takon integrimit europian të Shqipërisë. Teksa shprehet se është ende herët për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, ai publikon në “Facebook” një artikull të publikuar në “tagesspiegel.de”, me pamje nga debatet në Kuvend.

Gunther Krichbaum ndalet tek seanca e së enjtes, ku opozita hodhi miell, ujë dhe vezë në Kuvend.

“Në këtë fazë, unë besoj se negociatat e pranimit me Shqipërinë janë të parakohshme. Më shumë detaje për pozicionin tim këtu mund t’i shihni nga këto pamje”, thotë ai bashkangjitur pamjeve.
dsf

dfs

Të shtunën e kaluar, kryedemokrati Basha në një deklaratë nga selia blu, akuzoi direkt kryeministrin Rama se po përdor paratë e krimit për një fushatë sulmesh e shpifjesh ndaj deputetit gjerman. Por pas këtyre akuzave, reagoi edhe kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here