Skandal mjedisor ne Koman ! Nje nga liqenet me te bukura te europes mbushet me mbeturina

0
794

Se jemi nje shoqeri qe nuk e duam shume mjedisin, kjo nuk do shume mend per tu kuptuar pasi mjafton te shikojme ambjentin ku jetojme. Perreth banesave tona, ne sheshet, parqet publike, rruget e madje edhe institucionet tona ka kudo mbeturina. Nje pjese te fajit ka edhe pushteti vendor apo ai qendror me menyren jo korrekte se si veprojne per pastrimin e mjedisit por pergjegjesia dhe dora shkaterrimtare eshte edhe e qytetareve. Rasti me i fundit i nje krimi mjedisor vjen nga Komani. Perla e Shqiperise e krahasuar me fjordet e Norvegjise, dhe per nga bukuria ndoshta le pas te gjitha liqenet e Europes, kete vit eshte i mbuluar nga mbeturinat. Nje problem qe vjen e rrit permasat vit pas viti e po ashtu rritet edhe mos interesimi i bashkive. Jane 3 bashki, ajo e Vau – Dejesit, Pukes dhe Tropojes qe kane ne administrim zona te ndryshme te kesaj magjie te natyres por nuk marrin as mundimin me te vogel per ta pastruar apo ndergjegjesuar qytetaret. Dicka eshte e sigurte se asnje i huaj nuk hedh as shishet e birrave apo pijeve freskuese ne liqen por jemi vete ne shqiptaret.

Foto: EkoMendje

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here