Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Suedia ofron mbështetje për çeljen e negociatave

Suedia ofron mbështetje për çeljen e negociatave

0
706

Suedia ka ofruar mbështetje për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur kreu i parlamentit suedez, Urban Ahlin gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçi, në Talin të Estonisë. Ruçi i shoqëruar nga Taulant Balla, po marrin pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian që po organizohet në Talin, të Estonisë.

Në fokus të kësaj vizitë është qëllimi dhe garantimi i mbështetjes për hapjen e negociatave.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit z. Ruçi zhvilloi një takim edhe me Kryetaren e Senatit holandez, znj. Ankie Broekers-KNOL.

Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për tu anëtarësuar, vjen menjëherë pas marrjes nga Komisioni Evropian të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE dhe është një mundësi e rëndësishme për të kërkuar mbështetjen e parlamenteve të vendeve anëtare.

Gjithashtu ne fokusin e diskutimeve të saj, Takimi do të ketë tematikat si e “E ardhmja e Bashkimit Evropian” dhe “Evropa dhe mbrojtja e sigurisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here