Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Vettingu për gjyqtaren Altina Xhoxhaj, relatorja: Ka mospërputhje të deklarimeve

Vettingu për gjyqtaren Altina Xhoxhaj, relatorja: Ka mospërputhje të deklarimeve

0
717

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e radhës që do të kalojë sot në sitën e vettingut. Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit po zhvillohet seanca dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa. E pranishme në seancë është e pranishme vetë gjyqtarja e shoqëruar edhe nga avokatja mbrojtëse.

Relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi është shprehur se nga hetimi administrativ që KPK ka zhvilluar rezulton se gjyqtarja Altina Xhoxhaj ka mospërputhje të deklarimeve.

“Ka mungese të ardhurave të ligjshme në vlerën 4 milionë lekë. Përsa i përket pasurisë në Gjirin e Lalëzit, subjekti ka përfituar më shumë truall sa i takon”, është shprehur Bekteshi.

Në lidhje me kriterin profesional, relatorja thotë se ka pasur raste të vonesave të çështjeve dhe arsyetime me vonesë.

Deri tani procesin e vettingut e ka kaluar vetëm gjyqtarja Vitore Tusha. Ndërsa gjyqtarët Fatos Lulo, Besim Trezhnjeva, dhe prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Besa Nikëhasani nuk kanë mundur të kalojnë procesin e vettingut.

Referuar ILDKPKI, relatorja thote se ky instititucion ka arritur në konkluzionin se Xhoxhaj nuk ka kryer deklarim të rreme, nuk ka fshehur pasuri dhe nuk ka konflikt interesi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here