Abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan, mbyllen hetimet për dy ish-drejtorët

0
661

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjet hetimore ndaj dy ish-drejtorëve të rrugëve në Ministrinë e Transporteve, Andi Toma dhe Dashamir Gjika në lidhje me shpërdorimin e detyrës për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Me anë të një njoftimi, Prokuroria e Elbasanit thotë se ka depozituar në Gjykatës dosjen hetimore për procedimin penal të nisur më 11 prill 2016.

Përveç dy ish-drejtorëve, nën akuzë janë vendosur edhe Rexhep Tarba, Mbikqyrës i punimeve, administrator i shoqërisë “Zenit-06” sh.p.k, i cili ndodhet në burg, Agron Hysa dhe Kujtim Hysa, administratorë të shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. si dhe Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë “Arifaj” sh.p.k.

Gjithashtu, në dosjen hetimore të Prokurorisë të akuzuar për shpërdorim detyre, janë edhe shtetasit Lek Tushaj, Astrit Qafa, Përgjegjës i Sektorit te Kualifikimit pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit, Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit, Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit, Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standardeve dhe Normativave prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë.

Sipas raportit të paraqitur rezulton se shtetasit e kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave per ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan.

Përmes kallëzimit, kërkohet fillimi i ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar dhe persona të tjerë, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë.

Që prej inaugurimit Rruga Tiranë-Elbasan ka shfaqur një sërë problematikash, vetëm pak ditë më parë rënia e një masivi shkëmbor bllokoi aksin nacional duke u kthyer në një rrezik potencial për drejtuesit e mjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here