Aksident me vdekje ne Bahçallek

0
1774

 

Më datë 24.04.2018, ora 15:05, ka ardhur një telefonatë ne sallën e komandimit se në aksin rrugor Shkodër – Tiranë, në lagjen Baçellek, ka ndodhur një aksident

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se automjeti tip Benz, me targa AA733RA, me drejtuese shtetasen D. J. 25 vjeçe, banuese Shkodër, ka përplasur shtetasin E. Gj. rreth 60 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ka gjetur vdekjen e menjëherëshme dhe po dergohet ne Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Drejtuesja e mjetit po shoqërohet në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here