Biznesi iranian interes për të investuar në Shqipëri

0
720

Biznesi iranian e sheh me interes Shqipërinë për të investuar në sektorët e mjekësisë, naftës, gazit dhe mallrave të konsumit. Kryetari i dhomës së Tregtisë së Iranit shprehet se Shqipëria konsiderohet si një pikë e rëndësishme strategjike për të shtrirë marrëdhëniet me rajonin. Ndërsa i cilëson shkëmbimet tregtare të pakënaqshme.

Irani e sheh Shqipërinë si një vend të rëndësishëm për të zhvilluar marrëdhëniet tregtare dhe për ti zgjeruar ato më tej në rajon e Europë.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Iranit shprehet se Shqipëria është i vetmi vend anëtar në Organizatën Islamike dhe nisur nga kjo shihet si një pikë e mirë lidhjeje me rajonin.

Gholam Hossein Shafei: Shqipëria është i vetmi vend në rajon që është anëtar i Organizatës së Konferencës Islamike dhe ka popullsi myslimane, duke na krijuar edhe lidhje fetare mes dy vendeve tona. Duke pasur parasysh pozitën gjeografike të Shqipërisë dhe zhvillimin që ajo ka pasur vitet e fundit, ne e shohim atë si një mundësi të mirë jo vetëm për marrëdhëniet dy palëshe por edhe si pikë lidhjeje për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e rajonit dhe Europës.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë shprehet se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve janë në nivele shumë të ulta.

Gholam Hossein Shafei: Shkëmbimet tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve nuk janë të kënaqshme por mendoj se janë të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për ti rritur ato.Vëllimi i shkëmbimeve arrin 2 mln dollarë në vit por ekzistojnë të gjitha mundësitë për ti dhjetë-fishuar.

Sektorët me interes për biznesin Iranian janë ndërtimi i digave, industria e naftës si dhe mjekësia.

Gholam Hossein Shafei: Me interes për ne mbetet infrastruktura dhe sidomos ndërtimi i digave të hidrocentraleve, industria ushqimore, fusha e industrisë së naftës, gazit dhe energjisë elektrike,mjekësia si dhe mallrat e konsumit. Aktualisht ne kemi shkëmbim të frutave të thata por ato mund të forcohen edhe më tej.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Iranit fton sipërmarrësit shqiptarë për më shumë bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here