Friday, May 24, 2024
Home Politikë Bushati leksion në Nju Jork: Rekomandimi i Komisionit Europian, i rëndësishëm për...

Bushati leksion në Nju Jork: Rekomandimi i Komisionit Europian, i rëndësishëm për rajonin

0
539

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë qëndrimit në New York ka mbajtur një leksion në në Universitetin Columbia, me një audiencë të gjerë pedagogësh, studentësh, studiues dhe njohës të zhvillimeve në Ballkan.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati u përqendrua tek përfshirja e marrëdhënieve dypalëshe, konsolidimi i shtetit të së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe roli i fuqive të treta. Ai evidentoi bashkëpunimin e shkëlqyer me SHBA mbi bazat e partneritetit strategjik, kontributi i të cilëve është i rëndësishëm për zhvillimet e qëndrueshme dhe të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit.

“Rekomandimi i Komisionit Evropian është një zhvillim i rëndësishëm për vendet e rajonit tonë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal”, ka thënë ndër të tjera ministri.

Kreu i diplomacisë shqiptare iu përgjigj interesimit të të pranishmëve mbi ndikimin që kanë faktorë të tretë në zhvillimet politike, ekonomike e sociale në vendet e rajonit tonë.

Gjatë qëndrimit në New York, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Administratorin e PNUD-it Achin Steiner. Bashkëbiseduesit vlerësuan kontributin që PNUD jep në zhvillimin e disa reformave të qenësishme në Shqipëri.

Ministri Bushati vlerësoi kontributin që ky organizëm jep në kuadër të zbatimit të agjendës 2030 mbi objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Shqipëria luan një rol pararojë në raport me vendet e tjera të Ballkanit dhe për ketë arsye do të paraqesë një raport vullnetar të zbatimit të OZHQ (Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm), në OKB. Këto objektiva janë të ndërlidhura ngushtë me strategjinë globale të zhvillimit dhe me prioritetet e vendit tonë në kuadër të anëtarësimit në BE.

Gjithashtu, Ministri Bushati zhvilloi një takim me shqiptarë që punojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai vlerësoi kontributin që ata japin duke shërbyer si ura lidhëse mes OKB-së dhe institucioneve dhe shoqërisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here