Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Demokratët bojkotojnë komisionet parlamentare, Berisha: Rama duhet rrëzuar si Enveri

Demokratët bojkotojnë komisionet parlamentare, Berisha: Rama duhet rrëzuar si Enveri

0
576

Deputetët e Partisë Demokratike, nuk do të jenë në komisionet parlamentare gjatë kësaj jave, për të dalë në terren dhe për të mbështetur protestat.

Ka qenë ky urdhri që i kanë dhënë Lulzim Basha, deputetëve ne mbledhjen e grupit parlamentar.

Mësohet se Basha iu ka thanë deputetëve që të vendosin kontakte me qytetarët në mënyrë që ti mbështesin per çdo problem.

Basha: Kete jave vazhdon mobilizimi qytetar per problematikat ne bashki dhe denoncimi i korrupsionit te qeverise. Në përqëndrimin e tenderave tek disa oligarkë, gjendjen në shëndetësi, inceneratorët.

Ndërkohë më i ashpër ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u ka thënë deputetëve demokratë se ka arsye të protestohet për ata që ai i quan të burgosurit politikë të Kukësit, në mënyrëe që sipas tij të mbahet lart sensi i reagimit qytetar.

“Edi Rama duhet të rrëzohet si Enveri” mësohet të jetë shprehur në grup, Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here