Incident në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, deputeti, Erjon Braçe godet arbitrin me çakmak…

0
668

Në një kohë kur dje në stadiumin “Selman Stërmasi” u luajt ndeshja Partizani-Skënderbeu, ku skuadra vendase fitoi me një gol ndaj miqve, siç duket paska ndodhur një incident.

 

Ka qenë gazetari i RTSH, Ervin Baku ai që deklaroi se deputeti i PS-së, njëherësh edhe tifoz i flaktë i Partizanit, Erjon Braçe ka goditur me çakmak arbitrin e ndeshjes Andi Koçi. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Baku theksoi se Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Ai tha se deputeti duhet të jetë model.

REAGIMI I GAZETARIT
TURP! ERJON BRAÇE GODET ME ÇAKMAK ANDI KOÇIN
Sot u luajt ndeshja Partizani – Skënderbeu. Më e rëndësishmja e javes së 30-të të Kategorisë Superiore në futboll. Isha në stadium. Në tribunën e shtypit. Ndeshja përfundoi. Si përfundoi? Fitoi Skënderbeu 0-1. Po kjo për mua nuk ka absolutisht asnjë rëndësi. Si në çdo ndeshje, në tribunë ishte edhe deputeti Erjon Braçe. E respektoj si ligjvënës aktiv, të mirë, të vendit tim. E respektoj edhe pasionin e tij për futbollin. Por sot deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi. Si ka mundësi??? Si??? Deputeti duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar. Jo të ndezë gjakrat. Nuk më intereson fare si gjykoi Andi Koçi. Fare. Edhe sikur ta ketë bërë “baltë”… Deputeti duhet të jetë “model” për shoqërinë. Kudo. Edhe në stadium. Kushdo qoftë ai. Edhe tifoz i Partizanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here