Klosi: Deri më 1 qershor të gjitha subjektet të jenë pajisur me depuratorë

0
615

Gjatë një deklarate për shtyp ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, njoftoi se deri në datën 1 qershor të gjitha subjektet që shkarkojnë ujërat e zeza apo të ndotura në lumenjtë dhe dete duhet të kenë vendosur depuratorët. Pas kësaj date asnjë biznes i madh apo i vogël nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin.

Apeli nga Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi gjatë vizitës në impiantin e depurimit të ujit në Fier. Duke parë nga afër investimin e realizuar dhe procecin e filtrimit të ujit, ministri Klosi tha se ky është një model i jashtëzakonshëm që duhet të përdoret nga të gjithë ata që shkarkojnë ujërat e patrajtuar në lumenj apo bregdet.

Kreu i turizmit dhe mjedisit theksoi se mbrojtja e mjedisit dhe e jetës së njerëzve është e panegociueshme. Ministri Klosi ftoi subjektet që të shikojnë nga afër modelin e impiantit në Fier dhe të gjejnë zgjidhjet për të trajtuar ujërat që përdorin. Klosi tha se ne do të kërkojmë që modele të tilla të zbatohen dhe të ketë zbatim rigoroz të lejes mjedisore që kompanitë e mëdha por edhe kompanitë më të vogla kanë me institucionet e Ministrisë së mjedisit .

Kreu i Bashkisë së Fieri Armando Subashi tha se sipas një studimi të fundit, bërë nga ekspertë amerikanë janë 21 pika ku derdhen mbetjet në Gjanicë. Sipas këtij studimi 4-5 pika janë ato ku derdhen hidro-karburet, ndërsa të tjerat janë të ujërave të zeza. Vendosja e impianteve në 4-5 pika do të sillte pastrimin e plotë të lumit për 1 ose 2 vjet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here