Kryeparlamentarët e vendeve të BE-së, mbështetje Shqipërisë për integrimin në BE

0
562

Në konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian, Shqipëria ka marrë mbështetjen në rrugën e saj europiane.

 

 

Në takimin e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian, zhvilluar në Talin të Estonisë, mori pjesë edhe kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ruçi dheBalla zhvilluan disa takime me kryetarë të parlamenteve si Wolfgang Sobotka, Kryetar i Parlamentit të Austrisë, Radek Vondráček, Kryetar i Parlamentit të Çekisë.

Në takimit me Kryetarin e Parlamentit të Çekisë, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që janë ndërmjet dy vendeve duke vënë theksin në intensifikimin e mëtejshëm të tyre si në aspektet politike, ekonomike dhe tregtare.

Vondráček: Çekia mbështet Shqipërinë në rrugëtimin e saj europiane
Lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ruçi falënderoi për mbështetjen e dhënë ndër vite nga pala Çeke në proceset integruese të Shqipërisë.

Nga ana e tij, Vondráček, e përgëzoi kryetarin e Kuvendit për rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave duke shtuar se vendet e Vishegradit janë pro hapjes së tyre.

“Përgëzime për hapjen e negociatave. Në emër të vendeve të Vishegradit ju mbështesim. Jam në dijeni të ecurisë së reformës në drejtësi dhe rezultate e para të sa janë spektakolare”, u shpreh Kryetari i Parlamentit të Çekisë.

Sobotka: Rekomandimi pozitiv, rezultat e angazhimit në plotësimin e pesë prioritete
Në takimin me Kryetarin e Parlamentit të Austrisë, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe historike ndërmjet dy vendeve.

Pjesë e bisedës ishte procesi integrues i Shqipërisë dhe domosdoshmëria e hapjes së negociatave. Sipas Sobotka, rekomandimi pozitiv për Shqipërisë është si rezultat e angazhimit në plotësimin e pesë prioritete.

“Austria i kushton një vëmendje të veçantë Shqipërisë. Ne jemi njohur me rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian dhe vlerësojmë përpjekjet tuaja. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Sobotka, shkruan “ata”.

Ruçi: Vettingu po jep rezultat e para
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, pasi e falënderoi homologun austriak për mbështetjen e dhënë ndër vite, u shpreh se Shqipëria tani më pret fillimin e negociatave për anëtarësim.

“Austria është një partner i yni historik dhe tradicional. Rekomandimi, ashtu siç e thatë ju, nuk ishte një dhuratë por si përmbushje e pesë prioriteteve. Ne kemi miratuar me konsensus reformën në drejtësi dhe tani më Vetting-u po jep rezultat e para”, tha Ruçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here