Friday, May 24, 2024
Home Politikë Negociatat, Meta: Të evitohen polemikat, të përqëndrohemi tek rezultatet

Negociatat, Meta: Të evitohen polemikat, të përqëndrohemi tek rezultatet

0
602

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar nga politika që të evitojë të gjitha polemikat dhe të përqëndrohet të rezultatet në mënyrë që Këshilli të pranojë rekomandimin e Komisionit.

Nga Prrenjasi ai tha se janë të gjitha mundësitë që Këshilli të mështese rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave.

Ilir Meta: Jam i bindur se i kemi të gjitha mundësitë që këshilli të mbështesë plotësisht këtë rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Unë mendoj se në këtë moment është e rëndësishme të evitojmë çdo lloj polemike dhe të përqëndrohemi tek demonstrimi i rezultateve në javët që vijnë sepse besoj që kjo do të ishte rruga më e mirë që ky rekomandim pozitiv i komisionit të kthehet në vendim dhe për vendet e Këshillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here