Një i moshuar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet tip Benz e drejtuar nga një 25 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Shkodres në lagjen “Bahçallëk”, në aksin Shkodër-Tiranë. Aksidenti ndodhi rreth orës 15.05 minuta, kur shtetasi Ejll Gjergji po lëvizte me biçikletë në këtë zonë. Nga përplasja e fuqishme me mjetin, ai ka përfunduar disa metra me tutje duke u rrokullisur dhe për pasojë nga goditjet e marra ka gjetur vdekjen në vend. Edhe pse u tentua ti jepej ndihma e parë, çdo gjë ka qënë e kotë për 60 vjeçarin i cili rezulton banues në fshatin Bërdicë.
Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit të Shkodrës për t’iu nënshtruar ekzaminimeve. Nga ana e policisë u bë shoqërimi në komisariat i drejtueses së mjetit, 25 vjeçares me inicialet D.J, e cila do të merret në pyetje rreth shkaqeve të aksidentit. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ku përveç rindërtimit të skemes, po merren në pyetje dëshmitarë që ishin prezent në momentin e përplasjes. Aksidenti shkaktoj radhe të gjata automjetesh, në një zonë e cila mbetet problematike për Shkodren, pasi siguria për këmbësoret dhe drejtuesit e biçikletave është minimale.