Kryeqyteti kanadez, Toronto u trondit dje si pasojë e një sulmi me furgon nga i cili mbetën 10 të vdekur dhe 15 të plagosur. Agresori është identifikuar si Alek Minassian 25 vjeç i cili sulmoi me furgon njerëzit duke lënë shumë prej tyre të vdekur.
Pavarësisht se ai është arrestuar, njerëzit kanë përjetuar momente paniku dhe tmerr. Një nga ata është edhe shqiptari Bes Kondi, i cili ka dhënë ndihmën e tij për të plagosurit dhe konsiderohet si ‘hero’ nga mediat vendase.
(Bes Kondi)
Bes Kondi, i lindur në Tiranë, ka emigruar në Kanada së bashku me prindërit dhe vëllain, Gazmendin, kur ishte vetëm 14 vjeç. Prej dy vitesh ai punon si menaxher pranë Kompanisë DEL Property Management. Për Besin, si për cilindo banor të Torontos, 23 prilli 2018 nuk do të ikë kurrë nga kujtesa.
Ai rrëfen se ka lënë zyrën dhe ka vrapuar për të dhënë ndihmën ndaj të plagosurve të cilët ishin të shtrirë në rrugë. Shqiptari ka rrëfyer edhe fjalët e njërit prej të plagosurve, i cili rënkonte dhe thoshte “çka ndodhur, çka ndodhur”.
“Kisha parë përmes TV ngjarje të tilla në Francë apo Gjermani, por kurrë nuk e kisha menduar që një situatë të ngjashme do ta përjetoja drejtpërdrejt këtu” – është shprehur shqiptari, shkruan ’Toronto Star’.