19 vjeçarja grabit paratë e familjes dhe ia jep të dashurit: M’i vodhën!

0
468

Një vajzë e re në Kamzë ka vjedhur lekët e familjes së saj, duke ia dhënë të dashurit dy vjet më të madh. Përveç se ka kryer aktin e dënueshëm, ajo ka denoncuar rastin sikur i janë vjedhur paratë.

Megjithatë, i riu i ka kthyer paratë, ndërsa vajza është ndjekur penalisht për kallëzim të rremë.

Nuk dihet shuma konkrete e parave që 19 vjeçarja me iniciale D.P, ka marrë në shtëpinë e saj në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen D.P, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim të rremë në lidhje më vjedhjen e një shumë lekësh, të cilat ja ka dhënë shtetasit (të dashurit) pa dijeninë e familjes, shtetasit N.K, vjeç 21, banues në Kamzë, i cili i ka dorëzuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here