Arrestohet “gjuetari” i motorëve, vetëm 16 vjeç!

0
576

Një adoleshent 16 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një motoçikletë. Arrestimi i tij u krye në qytetin e Elbasanit dhe pas kësaj, policia zbuloi se i riu qëndronte edhe pas disa vjedhjeve të tjera në këtë qytet ku shënjestër ishin kryesisht motorët.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të  ndodhura më parë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë bërë arrestimin e shtetasit:

R.P, 16 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit A.B.

Gjithashtu  po nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas është edhe autor i dy vjedhjeve të motoçikletave të ndodhura më parë, ku ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit R.Ç dhe motoçikletën në pronësi të shtetasit G.A.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar motoçikletat e vjedhura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here