Dëmtimi i mjediseve publike, Shqetësim ne Shkoder, Bashkia Shkoder i bën thirrje për bashkëpunim komunitetit  

0
737

Thirrja ndaj te gjithë qytetareve sipas lagjeve, qe te bashkëpunojnë për te ruajtur pronën publike, konsiderohet si një kërkesë prioritare per komunitetin nga Bashkia Shkoder. Fatbardh Kuçi, ekspert i shërbimeve publike, e pranon se ka jo pak demtime sidomos ne lulishte apo edhe ne shetitore si tek Ura e Bunes ose dhe tek pedonalja ne qender te qytetit.

Kuçi theksoi se ne rastet me demtime, Bashkia eshte detyruar te shpenzoje fonde shtese per riparimin e stolave, koshave te mbeturinave apo sistemit te ndriçimit. Nese keto do te mirëmbaheshin, atehere me keto fonde do te kryeheshin shërbime te tjera:

Eksperti i Sherbimeve publike ne Bashkine Shkoder, Fatbardh Kuçi, tha se mbi bazen e vendimit te Këshillit te Bashkise eshte hartuar tabela me masat ndeshkimore, e cila administrohet dhe zbatohet nga policia bashkiake ne rastet kur do te indetifikohen individe qe demtojne mjediset publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here