Finalja e KK volejbollit të reja, Dueli i parë, Vllaznia-Tirana, të enjten në “Q. Dervishi”

0
1055

Pas një rrugëtimi të gjatë, kampionati kombëtar i volejbollit për të reja ka ardhur në epilogun e tij. Pasditen e së enjtes, ora 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës zhvillohet finalja e parë për titullin kampion në mes Vllaznisë vendase dhe Tiranes mysafire.

Ecuria e Vllaznisë që drejtohet nga dyshja e trajnerëve, Ana Gjelaj dhe Ferdinand Bardeli në kampionat ka qënë tejet e mirë me 14 fitore radhazi dhe seteverazh 42-0, dhe vetem ndeshja e dytë gjysëmfinale e luajtur në transfert me Teuten e prishi këtë rekord.

Ndryshe nga gara e të rriturve, për të rejat Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur që finalja të jetë me vetem dy takime, kështu që trofeu do të dorëzohet në takimin e kthimit në kryeqytet.

Edhe pse shorti favorizon skuadren bardheblu, për stafin teknik Gjelaj-Bardeli, titulli kampion do të jetë i Vllaznisë për këtë sezon sportive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here