Thursday, May 23, 2024
Home Aktualitet Hapja e negociatave, Rama: Nuk dua që Shqipëria të bëhet kokë turku

Hapja e negociatave, Rama: Nuk dua që Shqipëria të bëhet kokë turku

0
547

 

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Deutsche Well tha se procesi i hapjes së negociatave është një vendimmarrje politike dhe si e tillë nuk dëshiron që Shqipëria të bëhet kokë turku i asnjë force politike apo individi në Europë.

Edi Rama: Ne kemi marrë këtë rekomandim të qartë dhe pa kushte cka nënkupton se detyrat e shtëpisë janë bërë për këtë fazë. Tashmë është vendimmarrje bazuar në gjykimin politik dhe kur bëhet fjalë për gjykim politik ka gjithmonqë luftë sepse ka këndvështrime të ndryshme. Por ajo që do të doja që Shqipëria mos bëhej peng i asnjë dinamike të brendshme politike dhe mos përdoret nga forcat politike apo nga individët si një lloj kokë turku për të avancuar axhendat që nuk kanë të bëjnë me atë cfarë ne kemi bërë me detyrat e shtëpisë.

Kur pyetet për një datë për hapjen e negociatave Rama përgjigjet:

Edi Rama: KE na dha rekomandim të qartë pa asnjë kushtëzim dhe për vetë nevojën për të nisur sa më shpejt të jetë e mundur negociatat dhe për të mos humbur kohë. Pasi nuk është fundi i procesit, por është fundi i një faze dhe nisja e një faze të re.

DW: Keni ndonjë datë në mendje

Edi Rama: Sot!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here