Ndalimi i përfaqësuesve të FRPD, Këlliçi: Rama s’ka parë gjë ende nga Shkodra

0
451

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas shoqërimit të tre përfaqësuesve të FRPD, në Shkodër, për protestën e zhvilluar javën e kaluar përpara Gjykatës së Apelit kur po vlerësoheshin masat për 11 kuksianët.

Përmes një deklarate, Këlliçi thekson se Rama është trembur nga kuksianët, por s’ka parë gjë ende nga Shkodra.

Reagimi i Këlliçit:
Me urdher te Fatmir Xhafes, vellait te trafikantit te droges Agron Xhafa, policia ka shoqeruar sot Arvit ushatin, Kryetarin e FRPD Shkoder dhe dy anetare te Keshillit Kombetar te FRPD-se, Ergys Ivziku dhe Besjan Zaja. Ata jane shoqeruar per arsyen e thjeshte se kerkonin lirimin e kuksianeve te rrembyer nga shtepit e tyre ne mesnate sepse ishin kunder takses korruptive per rrugen e kombit.

Te rinjte e FRPD protestuan kunder mbajtjes padrejtesisht ne burg te kuksianeve ndersa trafikanti i droges Saimir Tahiri ishte ne kuvend.

Shoqerimet dhe arrestimet as nuk e trembin as nuk e stepin rinine qe kerkon drejtesi, shtet ligjore ku kriminelet dhe trafikantet jane ne burg jo ne parlament e qeveri, drejtesi sociale jo taksa e tarifa per me te varferit e favore per pushtetaret, miqte dhe partneret e tyre.

Edi Rames i ka hyre lepuri ne bark nga Kukesi por s’ka pare ende asgje nga Shkodra.

Edi Rama liro sa me pare te rinjte shkondrane. Mos luaj me ndjeshmerite e nje populli qe i ka shkuar thika ne palce nga korrupsioni qeveritar. Po te ishe trim shkoje ne Shkoder nuk justifikoheshe me mamin e semure..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here