Negociatat me BE, Reuters: As këtë herë Merkel nuk i jep premtim Shqipërisë

0
512

 

“As këtë herë Merkel nuk i jep Shqipërisë premtim për negociatat e anëtarësimit me BE”. Me këtë titull agjencia e lajmeve Reuters në gjuhën gjermane ka shkruar për takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel.

SHKRIMI I PLOTË
Kancelarja Angela Merkel ende nuk i ka dhënë Shqipërisë premtim për të hapur negociatat e pranimit në BE.
Pasi Komisioni Europian me 17 prill rekomandoi fillimin e negociatave me vendin e Ballkanit Perëndimor është samiti i BE në qershor që do të vendosë tha Merkel para një takimi me kryeministri shqiptar Edi Rama në Berlin. “Ka një numër parakushtesh për fillimin e negociatave për anëtarësim”, theksoi Merkel.
Ajo vlerësoi Shqipërinë që kishte avancuar me disa reforma si verifikimi i gjyqtarëve e prokurorëve. Sfondi janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ne do të formojmë opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm”, tha Merkel.

Kancelarja riafirmoi qëndrimin e përgjithshëm se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivën e anëtarësimit në BE.
Më herët kryeministri shqiptar kishte paralajmëruar në intervistë për Reuters se BE nuk duhet të zhgënjejë shpresat e njerëzve në vendin e tij.

“Një fund i perspektivës së BE mund të shkaktonte zhvillime të këqija, jo vetëm një radikalizim të myslimanëve”, tha ai.

reuters ok

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here