Nëse je nën 16 vjeç, nuk mund të përdorësh më “WhatsApp”

0
455

Shërbimi popullor i mesazheve Whatsapp ka ndaluar përdorimin e platformës së saj për moshat nën 16 vjeç në Bashkimin Europian, shkruan BBC.

Përdoruesit mund të ishin të paktën 13 vjeç, por kompania po ndryshon rregullat në krye të hyrjes në fuqi të rregullave të reja mbi pricacinë në Europë, që priten të aktivizohen në Maj.

Aplikacioni, i cili zotërohet nga Facebook, do t’u kërkojë përdoruesve të deklarojnë moshën javët e ardhshme.

Nuk është ende e qartë se si do të bëhet verifikimi i moshës së deklaruar.

Rregullatori i Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithshme në Europë, e cila hyn në fuqi më 25 Maj, do t’u japë njerëzve më shumë kontroll mbi informacionet e tyre dhe më pak mundësi kompanive për të ndërhyrë në këto informacione.

Ata gjithashtu do të kenë të drejtën e fshirjes së të dhënave të tyre personale.

Gjithashtu, përfshihet mbrojtje specifike për fëmijët, si dhe mundësi e pakët e marrjes së të dhënave për qëllime marketingu apo për të krijuar profile të tjera.

Whatsapp, i cili është përballur me hetime në të shkuarën, për shpërndarjen e të dhënave, thotë se kjo lëvizje do ta ndihmojë të arrijë standarte të reja transparence në Bashkimin Europian.

Gjithsesi, aplikacioni planifikon të mbajë moshën limit 13 vjeç për gjithë pjesën tjetër të botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here