Nishani akuzon Ramën se po blen një karrige 20 mijë euro, por replikon ashpër me komentuesin

0
498

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, kohët e fundit është shfaqur në rolin e analistit, ku me shkrimet e tij kritikon qeverinë Rama.

Në komentin e fundit që ka bërë në rrjetet sociale, Nishani ka akuzuar qeverinë se ka rritur ekstremisht numrin e tenderave pa garë.

Ish-Kreu i Shtetit ka shkuar edhe më tej, duke denoncuar se kryeministri Rama, në një tender për të blerë 12 karrige për kryeministrinë, po shpenzon para të barabarta me ndihmë sociale të 1.000 familjeve, ose më saktë 20 mijë euro për një karrige.

Por për mendimin e tij, Nishani ka replikuar me një komentues, i cili e ka akuzuar se në kohën kur ai ishte president, nuk bëri asgjë për t’i zgjidhur problemet e vendit, por vetëm sa mori rrogën.

Te pakten mos na trego se vjedh shteti popullin e vet,se e dime,ti sa ishe president cfare bere konkretisht qe punet te rregullohen, apo more rrogen,keshilla jote nuk vlen me!

Simon Ndoci
Simon së pari të këshilloj të lexosh Kushtetutën e Shqipërisë, pjesën e kompetencave të Presidentit të Republikës. Aty ke dhe përgjigjen time për ju. Së dyti nuk është normale ti thuash kujdo mos denonco. Këshilla ime është për ata që e pranojnë atë, për askënd që nuk e do. Gjithsesi unë uroj që ju të ndiheni mirë në këtë realitet që kemi.

Bujar Nishani

Debati mes qytetarit dhe Bujar Nishanit në Facebook

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here