Rama:“Feja e shqiptarit është Europa”

0
709

Kryeministri Edi Rama është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel pak minuta më parë.

Pas takimit, Rama dhe Merkel kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media ku kryeministri shqiptar është shprehur ndër të tjera se “Feja e shqiptarit është Europa”, duke modifikuar kështu shprehjen e rilindasit Pashko Vasa, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”

Detaje të tjera nga takimi dhe konferenca për media pritet të bëhen të ditura shumë shpejt.

Ndërsa rreth orës 11:30 të ditës së sote, kreu i qeverisë u takua edhe me Presidentin e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schäuble.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here