Takimi Rama-Merkel, ja kushtet që kancelarja vendos për hapjen e negociatave në qershor…

0
614

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se Shqipëria duhet të përmbushë disa parakushte përpara çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, vendim që merret në qershor të këtij viti.

“Ka një numër parakushtesh për të hyrë në negociatat e pranimit. Shqipëria ka punuar tashmë shumë për disa gjëra. Ekzistojnë disa kushte për fillimin e negociatave të pranimit”, u shpreh kancelarja gjermane.

Merkel tha se Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e ndërmarra, atë të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe vettingun në Policinë e Shtetit. “Mund ta inkurajoj kryeministrin të vazhdojë në këtë rrugë”, u shpreh kancelarja gjermane.

Newsbomb.al mëson se sundimi i ligjit në përgjithësi, por edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë parakushte që kancelarja Merkel ka këruar të përmbushen deri përpara muajit qershor.

“Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm për mua, sepse ka të bëjë me të mësuarit nga Kryeministri se si ai e sheh zbatimin e parakushteve të ndryshme dhe se si mund të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në reforma; sepse ne e kemi bërë gjithmonë atë dhe dëshirojmë ta bëjmë përsëri”, tha Merkel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here