25 vjet nga vizita e Papa Gjon Pali II në Shqipëri, Meta në Shkodër: Thirrje për të qënë më afër të varfërve…

0
682

 

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Kishën e Zojës në Shkodër në kuadër të 25- vjetorit të ardhjes së Papa Vojtila në Shqipëri. Papa Vojtila para 25 vitesh vizitoi edhe Shkodrën duke e kthyer në një ngjarje të madhe historike për Shqipërinë e atyre viteve.

Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra tha se vizita e Papa Gjon Pali II ishte historike për ne. “Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në atë kohë. Kemi bërë shumë, kemi ndërtuar edhe Kishën e Zojës por kemi ende shumë për të bërë:, u shpreh Arqipeshkvi Massafra gjatë predikimit në meshë ku po merr pjesë Presidenti.

Nga ana e tij, Meta iu ka bërë thirrje të fortëve të pushtetshëm të jenë pranë të varfërve.
“Një thirrje për të fortët e pushtetshëm që të jenë pranë të varfërve për barazi, drejtësi, paqe e harmoni. Ne jemi sot këtu në këtë kishë të shkatërruar nga sistemi i Enver Hoxhës në regjimin komunist dhe lakejtë e tij. Sot ne jemi këtu si dëshmi e Zotit. Nëna Maria na thotë që të jemi me Zotin dhe Kishën e Jezusit”, u shpreh Meta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here