Akuzohet për korrupsion, Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet për gjyqtarin, Shkëlqim Miri…

0
533

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet për gjyqtarin e arrestuar, Shkëlqim Miri. Gjyqtari i Apelit u arrestua në 10 nëntor të vitit 2017. Tashmë Miri do të përballet në gjykatë me akuzat.

Miri u përfshi në korrupsion për dhënien e një vendimi kundrejt ryshfetit 30 mijë euro. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka çuar dosjen për gjykim dhe e akuzon këtë të fundit për korrupsion.

Gjyqtari u arrestua pas vendimit që çoi në lirimin nga burgu të një të dënuari për vrasje të dyfishtë në vitin 1998. Gentjan Doda dyshohet se pagoi shumën e 30 mijë eurove te gjyqtari dhe përfitoi lirinë nga ky i fundit. Ai është shpallur ndërkohë në kërkim ndërkombëtar.

Gjyqtari u justifikua se paratë e gjetuar në shtëpinë e tij i kishte për një kurim jashtë vendit pasi kishte një tumor. Por pas hetimeve rezultoi se Miri nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here