Deputeti i LSI: Të krijohet Komiteti Kombëtar kundër drogës, para vendimit të qershorit për negociatat

0
453

 

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, bën apel për krijimin e Komitetit Kombëtar kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës. Në një kohë kur Shqipëria pret votimin e Këshillit Europian për t’i hapur rrugë fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian, LSI kërkon vijimin e punës për përmbushjen e prioriteteve.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, deputeti i LSI tha se ky komitet duhet të ngrihet para muajit qershor, kur pritet të jepet edhe vendimi për Shqipërinë.

“Deri më 28 qershor kur do të merret vendimi të jetë krijuar Komiteti Kombëtar kundër drogës. Të krijohet menjëherë kjo trupë ligjore, përgjegjëse për çdo gjë që ka të bëjë me trafikun kundër drogës. Krijimi i menjëhershëm i këtij komiteti do të ishte një reflektim pozitiv, një shenje përgjegjshmëri, dhe një shenjë serioziteti përballë parlamentarëve tanë. Kjo çështje, trafiku ndaj drogës, është një pikë e përmendur edhe në raportet e ndërkombëtarëve”, u shpreh deputeti i LSI, Luan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here