Drogë shqiptare në Greqi, prangoset shqiptari dhe greku me 73 kg hashash

0
1088

Serish shqiptarë të ndalur në shtetin fqinj për trafikim të lëndëve narkotike,. Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar të enjten në afërsi të Kozanit, të akuzuar për transport droge me qëllim trafikimin. Dy të arrestuarit, me moshë 39 vjeç shqiptari dhe 40 greku, po drejtonin dy makina që po ecnin njëra pas tjetrës, kur u ndaluan nga policia.

Në të dy mjetet u gjet një sasi e madhe droge, e futur në 72 qese plastmasi, me peshë të përgjithshme 73,4 kilogramë. Përveç drogës policia sekuestroi dy automjetet, 3 telefona celularë dhe 4 karta sim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here