Ish-ministri Panariti: Mesazhi i Merkel i qartë, “Kërkohet arrestimi i peshqve të mëdhenj”…

0
481

 

Për ish-ministrin e LSI Edmond Panariti, Berlini kërkon arrestimin e ‘peshqve’ të mëdhenj për të dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave.

Mesazhi i Merkel është inkurajues, por ka edhe një ‘por’, se cfarë do të ndodhë, kjo është një periudhë prove. Rezultatet e prekshme janë kapja e trafikantëve dhe sekuestrimi i pronave.

Kërkohet arrestimi i peshqve të mëdhenj, persona që janë identifikuar dhe duhet të jenë pas hekurave. Janë disa krerë komisariatesh në arrati, të provuar si të përfshirë në trafik. Sa i besueshëm do të jetë vettingu në polici, kur nuk arrestohen krerët? Duhet të gjurmohen, nuk ke kapacitete. Nëse do të prodhojmë këtë rezultat do të japim një mesazh shumë të fortë. Të fillojë me ata 3, 4, 5 krerë komisariatesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here