Kërkesa për dënim me 5 vite burg, flet avokati i Artur Zotos: Prokuroria akuzon pa prova

0
505

Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të rënda për dënimin 5 vite të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, ka reaguar avokati i tij Ardian Leka. Ai tha se kërkesa e Prokurorisë ishte e pabazuar në prova. Sipas Lekës, prokuroria akuzon pa prova, pasi Zoto dhe ish-vartësi i tij Iljas Labi nuk kanë komunikuar, kjo e vërtetuar me kamera.

 

 

“E prisnim pretencën e Prokurorisë. Kërkesa e Prokurorisë ishte e pabazuar në prova. Labi dhe Zoto nuk kanë komunikuar, kjo e vërtetuar me kamera. Labi u përgjua, është vërtetuar se ka kryer vepër penale.

Prokuroria akuzon pa prova. Pretendimet tona do t’i lexojmë herës”, u shpreh avokati Ardian Leka.

Artur Zoto akuzohet për abuzim me tenderët e ushqimeve në burgje. Ish-vartësi i tij Iljas Labi, bashkëpunoi me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lek nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderët e ushqimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here