Prokuroria kërkon 5 vite burg për ish-drejtorin e Burgjeve

0
495

Prokuroria  për Krime të Rënda ka kërkuar 5 vite burg për ish-drejtorin e Burgjeve Artur Zoto.

Zoto akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderat e ushqimit në drejtorinë e burgjeve në kohen kur mbante postin e drejtorit.

Në të njejtën kohë organi i akuzës kërkoi që Zoto mos ushtrojë funksione publike pëe 5 vite.

Zoto u arrestua pas dëshmisë së ish-vartesit te tij Iljaz Labi. Ky i fundit bashkepunio me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lek nga biznesment që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

Për Labin Prokuroria kërkoi dënimin me 5 vite burg, por për shkak të bashkëpumit me drejtësinë kërkoi që të shfuqizohej ky dënim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here