Bashkëjetonin prej 6 muajsh, kush është gruaja që u masakrua nga 69-vjeçari…

0
829

Një ngjarje e rëndë ka tronditur natën e kaluar Shkodrën. Bashkim Teli, 69 vjeç ka qëlluar me një mjet të fortë në kokë bashkëjetuesen e tij Suzana Shemuni, 58 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë tek rruga “Dervish Beg” në katin e katërt të një pallati. Autori dhe viktima kishin 6 muaj që bashkëjetonin me njëri-tjetrin ndërsa kishin mbetur të ve pak vite më parë të dy.

Rreth orës 24:00 çifti kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Në debat e sipër Bashkimi ka marrë një mjet të fortë prej hekuri dhe e ka goditur bashkëjetuesen duke e lënë të vdekur në vend.

69-vjeçari është arrestuar pak metra larg banesës. Pas kryerjes së veprimeve nga grupi hetimor, trupi i viktimës është dërguar me një ambulancë të spitalit rajonal të Shkodrës drejt morgut për këqyrje të mëtejshme. Në polici autori është treguar krejt i qetë ndërsa nuk ka qenë në gjendje të dehur siç pretendohej fillimisht.

Ai ka rrëfyer se pas një debati me bashkëjetuesen e ka goditur atë me mjetin e fortë. Bashkim Teli ka qenë i martuar më përpara dhe është baba i dy vajzave. Pas disa viteve nga vdekja e bashkëshortes ai nisi bashkëjetesën 6 muaj më parë me Suzanën, që gjithashtu kishte humbur burrin. Edhe viktima ishte nënë e katër fëmijëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here