Bushati: Ka edhe lodhje nga evropianizimi

0
534

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati  gjatë një diskutimi me gazetarët në Bruksel për ambicjen e vendit për fillimin e bisedimeve për anwtarwsim u shpreh se ka lodhje nga evropianizimi. Në këtë terminologji të përdorur ministri i Jashtëm e kishte fjalën për të gjithë hapat në fushën e ligjit.

BushatiKa edhe lodhje nga evropianizimi. Lodhja nga evropianizimi është i lidhur me hapat pas në fushën e ligjit nga disa shtete anëtare. Procesi do të zgjasë shumë dhe që rrjedhimisht është e rëndësishshme kuadri strategjik i bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Por a ishte e shqetësuar Shqipëria nga deklarata e presidentiet francez Emmanuel Macron që Parlamentit Evropian nuk donte zgjerimin e mëtejshëm të BE përpara se blloku të bëjë reformat?

BushatiNga deklaratat e Macron-it, ne nuk kemi kuptuar që domosdoshmërisht e përjashton anëtarësimin e Ballkanin Perëndimor nga BE. Kuptojmë problemet e bllokut  por negociatat duhet të çelen për  t’u bashkërenduar më mirë me BE..

Rama u shpreh në Berlin se privimi i Shqipërisë që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian mund të ushqejë radikalizmin islamik në këtë vend. Pyetur për  de-radikalizmin islam në Ballkan, Bushati tha se përvoja e vendit të tij ishte “krejt unike” dhe se ai mori vlerësimin nga BE-ja dhe SHBA-ja.

BushatiPërvoja jonë bazohet në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe zvogëlimin e këtij fenomeni me metoda të buta, dialog me udhëheqësit fetarë, futjen në programet e reja në sistemin arsimor.Ne nuk e shohim Rusinë si një kërcënim në vetvete, por sigurisht që jemi të shqetësuar nga aktivitetet shkatërruese për shtet-formimin demokratik në rajon.

Bushati tha se reforma gjyqësore po trajtohet në një fazë të hershme të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, madje përpara fillimit të bisedimeve të anëtarësimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here