Kosovarët drejt plazheve shqiptare por ankohen për pritjen në doganë

0
737

Parashikimi se moti i mirë do të mbizotërojë këtë fundjavë u reflektua me fluks kalimit kufitar gjatë së premtes u punua me 4 sportele, hyrjes të qytetarëve kosovarë që i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Por qytetarët u ankuan për vonesa në procedura ndaj kërkuan nga dy qeveritë që të marrin masa për lehtësimin e lëvizjes gjatë sezonit turistik.

Temperaturat e larta dhe parashikimi se moti i mirë do të vijojë përgjatë gjithë fundjavës, u reflektuan me fluks hyrjesh në pikën kufitare të Morinës.

Qytetarë të shumtë nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë dhe kryesisht bregdetit që mbetet një prej destinacionave kryesore për të kaluar fundjavën.

Gjatë ditës së premte në pikën e kalimit kufitar u punua me 4 sportele, por qytetarët nga Kosova u ankuan për pritjen.

Kishte prej tyre që thanë se iu desh të prisnin më shumë se 40 minuta për procedurat, ndaj kërkojnë që qeveritë e Tiranës e Prishtinës të marrin masa për lehtësimin e lëvizjes për sezonin turistik.

Rreth 700 autovetura kaluan traun e doganës deri në mesditë, ndërsa i konsiderueshëm ishte edhe numri i autobusëve me turistë.

Fluksi i lëvizjes pritet të jetë i lartë edhe gjatë së shtunës e të dielës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here