Majlinda Bregu:”Ditmirin e falenderova dhe e falenderoj prapë”

0
656

“E falenderova dhe e falenderoj prapë”.

Kështu i është përgjigjur Majlinda Bregu interesimit për faktin që tashmë Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, falenderoi Ditmir Bushatin pas zgjedhjes në këtë detyrë.“Nuk më shqetëson asnjë koment, këto ditë më është kujtuar Dante Aligeri që thotë: Mos i shif fare, vazhdo edhe kalo! Unë nuk kam ndërmend të jep e pasinqertë dhe gjithë pjesën e thashethemeve mua nga një vesh më hyjnë e nga një vesh më dalin. Bushati është ministër i kësaj qeverie, aplikimi im ka qenë personal me emër nominal por në fund të ditës ishte Shqipëria që kishte një kandidat”, tha Bregu ndërsa shtoi se ka harruar të falenderojë Presidentin Ilir Meta.

“Kam harruar në fakt të përmend mbase për lapsur, Presidentitn e Republikës që më thirri për t’u angazhuar për pjesën e lobimit, ambasadorët tanë dhe gjithë miqtë e Shqipërisë. Përtej modestisë,posti kërkonte një njeri politik, reputacion të mirë në rajon dhe të spikatur”, u shpreh Bregu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here