Shkodër, 69 vjeçari vrau gruan me çekiç, policia jep detajet…

0
832

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës në lagjen “Qemal Stafa”, ku një 69-vjeçar ka masakruar bashkëjetuesen e tij.

 

 

Auroti i krimit është 69-vjeçari Bashkim Teli, i cili pas një sherri për motive të dobëta ka qëlluar disa herë me çekiç në kokë bashkëjetuesen e tij S.SH., 58 vjeçe duke e lënë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shtëpisë ku jetonte çifti. Policia ka arrestuar pas ngjarjes 69-vjeçarin i cili po merret në pyetje..

NJOFTIMI I POLICISË
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit:
Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here