Tragjedia Shqiptare ne Amerike…

0
953

Ditën e sotme do të jepet lamtumira për 12 vjeçarin Elios Xhemollari, djalin e vogël të Besnik dhe Florida Xhemollari, që humbi jetën tre ditë më parë në Garfield.

Media vendase raporton edhe dinamikën e ngjarjes.Nëna e tij, Florida, ishte duke pastruar shtëpinë e tyre të re ndërsa djali 12 vjeçar kishte marrë bicikletën për të bërë një shëtitje, kur u shtyp nga një kamion.

Familja lëvizi nga Shqipëria, së bashku me një djalë tjetër, pasi familja fitoi “Green Card” nëpërmjet sistemit të llotarisë amerikane, dhe mbërritën në SHBA vetëm 1 javë më parë.

Familja nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri. Konfirmimi vjen nga Elona Gjekaj, e cila krijoi të mërkurën një faqe për financim dhe brenda 24 orëve, u arrit të merreshin 66 mijë dollarë, nga 1,070 donatorë, për shpenzimet e funeralit.

“Do të jetë shumë e rëndë për ta të kthehen pas” thotë Gjekaj. “Mundësitë e tyre janë këtu, edhe pa djalin e tyre. Të marrin trupin e tij dhe të kthehen në Shqipëri, do të ishte akoma më e vështirë” shton ajo.

Ndërkohë Gjekaj ka falenderuar të gjithë ata që me zemërgjerësi në këtë tragjedi, prekën zemrat e të gjithëve duke dhuruar të gjithë nga pak për këtë familje që sapo kishte mbërritur në SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here