Vasili: Kryeministri për karrigen vrau edhe Tiranen, qytetin ku lindi

0
625

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shpreh shqetësim për atë që ka ndodhur në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin se e ka shndërruar kryeqytetin, në një qytet armiqësor.

Vasili: Kryeministri e ktheu Tiranen në një qytet armik te qytetareve te vet por edhe te atyre amerikane.

Qyteti i dashur ku lindem dhe po plakemi, atehere kur nuk na e priste mendja kurre u shndërrua ne qytet te eger armiqesor pa asnje perspektive e shprese, pasi kryeministri,qe lindi vete ne kete qytet e tradhtoi ate.

Paranojak i semure pas karriges,ky kryeministër shembi perdhe gjithshka qe Tirana ndërtoi me shume mund e dije nder vite. Vlerat qytetare, historike, arsimore, ambientale ai i shkermoqi vetem per nje karrige qe qelbet nga injoranca,nga vaniteti mendjengushte,nga pesha e komplekseve te pasheruara gjithfareshe dhe nga reminishencat e provincializmit mendjehumbur.

Kjo pune e erret varrmihese ndaj qytetit qe e lindi dhe e rriti eshte nje njolle e piset,qe nuk do ti fshihet nga duart edhe kur karrigja e “dashur” do ta kete lene.

Armiqsor per tiranasit,por tashme edhe per amerikanet ja ç’thote Departamenti Amerikan i Shtetit:

“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.

“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qëniesh njërëzore”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here