Sunday, May 19, 2024
Home Aktualitet Zëdhënësi për vizitën e Patriarkut rus: Kishat tona i bashkon persekutimi

Zëdhënësi për vizitën e Patriarkut rus: Kishat tona i bashkon persekutimi

0
551

Në vigjilje të vizitës së Patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë Kiril në Shqipëri, zëdhënësi i tij, prifti Aleksandër Volkov, ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë të parë zyrtare.

Kishat ortodokse në Shqipëri dhe Rusi, thotë prifti Aleksandër Volkov, i bashkon përvoja e ngjashme e persekutimeve kundër fesë në shekullin XX.

“Në datat 28-30 prill, me ftesë të Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas, Patriarku Fort i Shenjtë i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirili do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri. Dy Kishat kanë shumë dekada që ruajnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, ku kontribuon edhe përvoja e ngjashme e persekutimeve kundër fesë në shekullin XX. Dhe aktualisht Kishat tona mbajnë qëndrime të përbashkëta në përgjigje të sfidave të ditëve të sotme.Na vjen mirë të shohim ringritjen e jetës fetare në Shqipëri, gjë që pa dyshim po jep fryte të mira për të gjithë shoqërinë shqiptare” thuhet në deklaratë.

Gjatë vizitës së tij Patriarku Fort i Shenjtë Kirili do të ketë mundësi për të komunikuar vëllazërisht me Primatin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë Anastas, me të cilin ka lidhje të hershme miqësore.

Dy Primatët bashkë me hierarkët dhe klerikët do të zhvillojnë Liturgjinë Hyjnore në Katedralen kryesore të Kishës Shqiptare.

Gjithashtu, programi i vizitës parashikon vizitën e Patriarkut Fort të Shenjtë Kiril në Manastirin e Shën Vlashit dhe Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here