Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Gjonaj për takimin me Macron: Shkëmbyem mendime të rëndësishme

Gjonaj për takimin me Macron: Shkëmbyem mendime të rëndësishme

0
625

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar takimin që ka pasur me presidentin francez Macron dhe ministren e drejtësisë së këtij vendi, Nicole Belloubet gjatë punimeve të konferencës “No money for terror”, që u mbajt në Paris.

“Kënaqësi e veçantë, të shkëmbenim mendime të rëndësishme me Presidentin Macron dhe homologen franceze Nicole Belloubet. Forcimi i bashkëpunimit institucional dypalësh dhe më gjerë me vendet e Aleancës, garanci për suksesin e luftës kundër terrorizmit”, ka shkruar ministrja Gjonaj në profilin e saj në Twitter.

Ministrja e Drejtësisë i ka vlerësuar të frytshme diskutimet e zhvilluara gjatë konferencës kundër financimit të terrorizmit.

Në të njëjtën kohë Gjonaj shprehet se janë marrë angazhime konkrete për bashkëpunime të mëtejshme në çështjet e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë për luftën kundër terrorizmit, si pjesë e një axhende të përbashkët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here