Hetime per Razmen turistike, dyshohet per falsifikimin e dokluementave te  53.906 m2 toke

0
743

Sektori i Hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive  mbi rreth 25.000 m2 tokë e llojit pyll, në Razëm të Malësisë së Madhe. Kërkesa e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, që regjistroi procedimin penal në mars 2016, është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në 25 prill 2018.Kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve.

Hetimet treguan se vendimet e Komisioni të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve, Rrethi Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53.906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara.Vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasurive në mënyrë të paligjshme. Akuza qe pritet te formulohet eshte  për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal.

Nuk eshte hera e para qe Prokuroria e Shkodres ka hapur çeshtje penale, lidhur me falsifikimin e pronave e ne veçanti te tokes. Ne disa raste te kësaj natyre ka pasur per objekt zona te veçanta si ne Rrjoll te  Velipojes, ne kodrat e Berdices dhe ne Thethe. Por edhe pse hetimet shpalleshin te bujshme, me pas gjithçka i ka kaluar heshtjes dhe harreses….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here