Manastirliu:14 milion euro investime ne shendetesi…

0
939

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot gjatë zhvillimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, se pritet që brenda këtij viti në sektorin e shëndetësisë të realizohen investime të mëdha, që kapin vlerën deri 14 milion Euro.

Si asnjëherë më parë, 2018 do të jetë viti kur ne përfundojmë rehabilitimin tërësor të 80 qendrave shëndetësore”, ndërkohë që 300 të tilla do të përfundojnë brenda katër viteve, në të gjithë Shqipërinë. Sipas Manastirliut, më i rëndësishëm është procesi i nisur tashmë, i ndërhyrjeve radikale në infrastrukturën e spitaleve rajonale.

“Nga Kukësi në Sarandë, ky vit do të njohë investime madhore në Shëndetësi, që kapin vlerën 14 milion Euro, vetëm për vitin 2018“, u shpreh Manastirliu.

Këtë vit, sipas ministres, do të përfundojnë investimet në Spitalin e Patologjisë Sarandë, Maternitetin Korçë, do të nisin investimet në Spitalin pediatrik të Durrësit, në Spitalin e Urgjencës dhe Patologjisë së Elbasanit, Polikliniken e Vlorës etj.

Ndërkohë, ministrja ka thënë se tashmë “ne hapëm kantierin e QSUT, me fillimin e punimeve të Spitalit të Kirurgjisë dhe Spitalit të Sëmundjeve të brendshme”.

Sipas Manastirliut, 4.5 milion euro pajisje mjekësore po instalohen aktualisht në spitalet rajonale, veriu në jug të vendit, duke hapur shërbime të reja, si ai i urgjencës së zemrës në Fier, rezonancës në Elbasan, apo instalimi i Mamografive në 5 spitalet rajonale: Durrës, Vlorë, Dibër, Kukës dhe Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here